Autori i njohur amerikan Rainn Wilson ka thënë se në Hollywood ka tendenca anti-kristiane pasi kishte parë episodin e fundit të serialit ‘The Last of Us’.
Seriali i ndjekur i rrjetit HBO – bazuar në një lojë video game të vitit 2013 me të njëjtin emër – ndjek aventurat e trafikantit Joel (i luajtur nga Pedro Pascal) i cili duhet të mbrojë adoleshenten Ellie (Bella Ramsey) në një botë post-apokaliptike.
Programi me nëntë episode tregon ngjarjet e dy të mbijetuarve në një SHBA post-pandemike, që jetojnë vetëm në qytezën e tyre.
Por pas ndjekjes së episodit të fundit, shumë shikues kanë shprehur kritikat dhe akuza për njëanshmëri anti-kristiane të producentëve të Hollywood.
Wilson, aktor i serialit të famshëm The Office foli në rrjetet sociale për zhgënjimin e tij mbi personazhin negativ që përdorte vargjet e Biblës si pjesë e personit apo karakterit të tij.
Në një nga skenat predikuesi tenton të sulmojë seksualisht protagonisten Ellie.
“Unë mendoj se ka një tendencë anti-kristiane në Hollywood,” shkruante Wilson, duke shtuar se sapo personazhi David nisi të lexonte nga Bibla “ai e dinte se do të ishte një “antagonist i tmerrshëm”.
Të tjerë komentues bashkoheshin me komentin e Wilson duke theksuar se dhe në video-game fillestar, personazhi nuk ishte pastor dhe nuk kishte lidhje me Biblën.
Kreu i rrjetit Christendom Press, Eric Conn komentonte: “Mendoja se Davidi do të ishte kanibali i frikshëm që kemi parë në video game”.
“Ndërsa tani Davidi qenka një pastor, ai nuk ishte një pastor në video game.”
Seriali ‘The Last of Us’ mund të shihet në rrjetin HBO, në SHBA, ose nga platforma shkarkimi në vende të tjera.
“Njollosja e kristianizmit është bërë një nga klishetë me të papëlqyera në programet televizive. Kjo është një njëanshmëri ndaj shumicës së njerëzve dhe kërkon të minojë besimin”, shkruante dhe drejtuesi i grupit LIBRE Initiative, Daniel Garza.
Top Channel