29/11 22:44
Tottenham synon me çdo kusht të afrojë një portier në merkaton e verës. Hugo Lloris nuk garanton më siguri për portën e Spurs-ave, me drejtuesit që kanë nisur nga puna për të gjetur zëvendësuesin e francezit.
I preferuar i Tottenham është Jordan Pickford që aktivizohet me Everton. Në fakt, gardiani i kombëtares angleze sapo rinovoi kontratën me Everton megjithatë kjo nuk i step drejtuesit e klubit nga Londra.
Nëse skuadra nuk ia del të qëndrojë në elitë atëherë vetë portieri do të këronte largimin dhe shuma prej 35 milionë paundësh do të ulej ndjeshëm. Megjithatë, kjo është një situatë hipotetike dhe pavarësisht rezultateve të Everton, Tottenham do të bëjë maksimumi për të transferuar Pickford.
Top Channel