Qeni i gjuetisë Orca është ngritur në majë të famës botërore për racën e tij, duke fituar në konkurrimin britanik ‘Best in Show’ në Birmingam.
Pronari i tij nga Kroacia, Javier Gonzalez Mendikote, pozonte krenar me qenin e racës ‘Lagotto Romagnolo’ në qendrën e ekzibicionit, ku merrnin pjesë shumë figura të njohura britanike.
I dyti u rendit një tjetër qen gjuetie i quajtur Paris, që zuri një vend në finalen e spektaklit.
Paris është një qen pesëvjeçar irlandez dhe më i madhi në konkurrim, i cili përshkruhej nga i zoti Amoo si ‘qen shumë i veçantë’.
Më shumë se 19,000 qen morën pjesë gjatë katër ditëve të konkurimit për një nga shtatë vendet në finalen e konkurrimit më të njohur të kafshëve.
Kompeticioni zhvillohet prej vitit 1928, dhe ndahet në disa kategori në ditë të ndryshme.
Top Channel