Me formën e mirë që po kalon Muçi, gjasat janë që të jetë pjesë e kombëtares shqiptare për ndeshjen e muajit mars me Poloninë në transfertë, e vlefshme për eliminatoret e Euro 2024.
![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/deni-xhepa_sd-800x450.jpg)
Ernest Muçi është bërë përsëri protagonist në Poloni. Sulmuesi i kombëtares së Shqipërisë, dha një asist fantastik në sfidën e javës së 24-t, mes Legias dhe Stal Mielec.
Sulmuesi shërbeu saktë në fillimin e pjesës së dytë për Pekhart, i cili me kokë e çoi topin në rrjetë. Gjërat u bënë më të thjeshta për Legian që në vijimin e lojës shënoi dhe golin e dytë dhe mori maksimumin e pikëve.
Muçi ishte në fushë për 84 minuta, duke marrë një vlerësim pozitiv për paraqitjen e tij në këtë përballje. 21-vjeçari është në një moment mjaft të mirë, teksa ky ishte asisti i shtatë në këtë sezon.
Sulmuesi po ashtu e ka gjetur dhe tre herë rrugën e rrjetës në kampionatin polak. Legia ndodhet në vendin e dytë aktualisht me 49 pikë, ndërsa ka një diferencë prej 9 pikësh me Rakow e vendit të parë.
Me formën e mirë që po kalon Muçi, gjasat janë që të jetë pjesë e kombëtares shqiptare për ndeshjen e muajit mars me Poloninë në transfertë, e vlefshme për eliminatoret e Euro 2024.
Top Channel