“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, rrëfehet Jasir Asani: U zhgënjeva në Botëror, futbolli i padrejtë 06/04 22:49
Sevilla ngre kokë në LaLiga pas humbjes turpëruese 6-1 ndaj Atleticos së Madridit. Skuadra andaluziane arriti të fitonte 2-1 me përmbysje në “Estadio Ramón Sánchez Pizjuán” përballë Almerias dhe i largohet disi zonës së rënies.
Në fakt, sfida nisi keq për skuadrën e drejtuar nga argjentinasi Sampaoli, pasi pësoi gol që në minutën e dytë (realizoi Akieme).
Vendësit u përpoqën shumë gjatë pjesës së parë, por goli i barazimit erdhi vetëm në minutat shtesë të këtij fraksioni dhe mban firmën e Ocampos me 11-metërsh.
Top Channel