Pas pesë ndeshjesh pa fitore, Newcastle United është rikthyer te triumfi në Premier League. “Qymyrxhinjtë” fituan me rezultatin 2-1 përballë Wolves në “St.James’Park.

Të zotët e shtëpisë e nisën ndeshjen me ritëm që në start , teksa u hodhën menjëherë në sulm për të gjetur golin. Alexander Isak ishte ai që realizoi për Newcastle pas harkimit në zonë të Trippier. Suedezi goditi saktë më kokë .

“Magpies” patën edhe disa raste të tjera për të shënuar në pjesën e parë, por pa sukses.

Në fraksionin e dytë , të zotët e shtëpisë e ulën ritmin, ndërsa “ujqërit” ishin më kërkues dhe arritën të barazonin rezultatin me Hwang Hee- Chan . Ky i fundit shënoi pas vetëm 1 minute aktivizim.

Skuadra e trajnerit Howe e gjeti forcën për të reaguar me golashënuesin më të mirë të ekipit. Migel Almiron realizoi një gol fantastik dhe riktheu Newcastle te triumfi në kampionat. Për paraguajanin ishte i 11 gol këtë sezon në Premier League.

Falët këtij triumfi Newcastle shkon në kuotën e 44 pikëve në vendin e pestë, ndërsa Wolves mbetet në vendin e 13 me 27 pikë po aq sa Crystale Palace.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA