Kopenhagen hap ekspozitë me zbulimet e kërkuesve amatorë të thesareve (fotot)

11/03/2023 18:34

Megjithse në shumë vende të botës praktika vihet shpesh në lojë, në Danimarkë arkeologët amatorë me “detektorë metalesh” merren seriozisht nga shteti, aq sa u është kushtuar një ekzibicion i veçantë.

Ekspozita “Jagten på Danmarkshistorien” – që do të thotë “Kërkimi i historisë së Danimarkës” evidenton punën vullnetare të arkeologëve amatorë.

“Kështu ne mund të ndërtojmë së bashku historinë tonë,” thotë kuratorja Line Bjerg, duke ngritur lart punën e entuziastëve .

Në vendin skandinav me prejardhje nga vikingët, njerëzit mund të përdorin kudo detektorët e tyre të metaleve, nëse kanë leje nga pronarët e tokës dhe nëse nuk gërmojnë më shumë se shtresa e sipërme e tokës.

Por çdo zbulim i tyre duhet të dorëzohet për një vlerësim fillestar dhe më vonë mund t’i kalojë muzeumit kombëtar, i cili përcakton dhe shpërblimin përkatës.

Në tre dhomat e muzeumit vizitorët mund të mësojnë për zbuluesit dhe të admirojnë zbulimet e tyre si unaza, varëse apo monedha të arta, të gjitha të shënuara me emrin e gjetësit.

“Vitin që shkoi kishim rreth 18,000 objekte që u dërguan për vlerësim, ndërsa këtë vitin arritën deri në  30,000,” thotë kuratorja Bjerg.

Të gjitha objektet arkeologjike të gjetura nga gjuetarët e thesareve automatikisht i përkasin shtetit, sipas një ligji të vjetër mesjetar në vend.

FOTO GALERI
2/6
Të gjitha objektet arkeologjike të gjetura nga gjuetarët e thesareve automatikisht i përkasin shtetit, sipas një ligji të vjetër mesjetar në vend.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA