Të gjithë me shumë gjasa e dimë se sa e dhimbshme mund të jetë vetmia. Një përqafim apo një fjalë e ngrohtë në ditët më të vështira, mund të jetë ajo që ndonjëherë na mungon më së shumti.

Gjatë historisë njerëzore, ne na është dashur të mbështetemi tek njëri-tjetri për të mbijetuar, qoftë kjo për t’u mbrojtur nga kërcënimet fizike apo nga nevoja për të jetuar në komunitet.

E sipas ekspertëve të shëndetit mendor, ne në përgjithësi ndihemi më të sigurt kur ndjejmë se nuk jemi vetëm. Dhe kur ndjesia e vetmisë bëhet kronike ose rëndohet, efektet mund të jenë shumë të dëmshme për shëndetin. Ne mund të ndihemi të kërcënuar fizikisht dhe kjo ndërhyn në aftësinë e të menduarit dhe perceptimin tonë.

Më poshtë AgroWeb.org ju njeh me katër mënyra se si vetmia mund të ndikojnë në të menduarit, perceptimin dhe mirëqenien tonë.

Vetmia mund të shkaktojë ‘dëshira’ për shoqëri aq të forta sa uria ose etja

Studiuesit thonë se vetmia shkakton përgjigje nervore në tru të ngjashme me aktivitetin që ata shohin kur njerëzit janë të uritur dhe duan ushqim.

Studime të tjera kanë sugjeruar se kur ndihemi të vetmuar, zonat e trurit të lidhura me ndjenjat e pasigurisë dhe stresit ndizen. Pas një shqyrtimi mbi këtë temë, kërkuesit besojnë se këto sinjale na paralajmërojnë se duhet të kthehemi në lidhjet tona shoqërore. Vetmia nuk është vetëm një gjendje e keqe, është një sinjal se diçka mungon dhe se duhet të veprojmë.

Vetmia mund të na bëjë më armiqësorë dhe pesimistë

Ndjenja e vetmisë mund të na bëjë më të prirur të përqendrohemi në anët negative të një situate. Kjo sipas ekspertëve, ndodh sepse truri aktivizohet më shumë në përgjigje të stimujve negativë sesa nxitësve pozitive.

Kështu të menduarit në mënyrë negative kthehet në një rreth vicioz, ku personat që ndihen të vetmuar mund të shfaqin më tepër agresivitet. Agresiviteti apo armiqësia është një mekanizëm mbrojtës që njerëzit e përdorin sepse kanë frikë nga refuzimi i mëtejshëm, por kjo çon në largimin e njerëzve të dashur.

Besimi tek të tjerët zbehet

Njerëzit e vetmuar janë më vigjilentë ndaj kërcënimeve të mundshme rreth tyre dhe kjo mund të rrisë mosbesimin tek të tjerët. Kjo është një nga shenjat më shqetësuese të vetmisë dhe tregon që keni kaluar shumë kohë vetëm.

Vetmia mund të kontribuojë në rënien e aftësive njohëse

Gjatë një studimi të kryer për këtë temë, shkencëtarët zbuluan se personat pjesëmarrës në studin që kishin nivele të larta të izolimit social kishin gjithashtu rënie të funksioneve njohëse kur bëhej fjalë për testet e kujtesës. Ndërveprimi social aktivizon qendrat e shpërblimit në trurin tonë, dhe është me të vërtetë diçka që na fal shumë kënaqësi. /AgroWeb

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA