Elon Musk bën thirrje për lirimin e ‘shamanit’ protestues të 6 janarit në Uashington (fotot)

11/03/2023 16:47

Biznesmeni miliarder Elon Musk ka bërë sot thirrje për lirimin e Jacob Chansley, duke argumentuar se veprimet e atij qe njihet tashmë si ‘shamani’ i protestës së dhunshme të 6 janarit në Kongresin amerikan, “janë portretizuar në mënyrë të rreme.”

“Lironi Jacob Chansley,” shkruante Musk në një postim ‘eksploziv’ që surprizoi shumë njerëz.

Pronari i Twitter, i Tesla e SpaceX tha se çështja ishte një “transparencë drejtësie,” teksa shpërndante pamje të reja të protestës ku mbështetësit e ish-presidentit Donald Trump bastisën ndërtesën e Capitol , ndërsa tashmë 35 vjeçari Chansley, i nxiste ata të ktheheshin në shtëpi.

“Unë nuk jam pjesë e MAGA (lëvizja presidenciale e Trump), por besoj në transparencën e drejtësisë,” shkruante Musk në komentin e tij.

“Chansley është portretizuar në mënyrë të rreme si një kriminel i dhunshëm që tentonte të përmbyste shtetin, por ai shihet që nxit njerëzit të tregohen të paqtë e të shkojnë në shtëpi. Në një tjetër video ai shihet duke ecur qetësisht në ndërtesën e Capitol, teksa falënderon ofierët për punën e tyre,” shkruan më tej Musk, duke iu referuar pamjeve të marra nga brenda ndërtesës së Capitol.

Në shtator 2021, Chansley  pranoi akuzën e pengimit të kursit të drejtësisë ne lidhje me ngjarjet dhe u dënua me 41 muaj burg.

Sipas rrjedhës zyrtare të ngjarjeve — ish-ushtaraku i marinës nga Arizona ishte një nga 30 protestuesit e pare që hynë në Capitol më 6 janar.

Pamjet e reja të shpërndara nga Musk tregonin Chansley — me kapelën e tij të pelushit me brirë, dhe fytyrë të lyer, që u bënte thirrje protestuesve të ktheheshin në shtëpi.

“Ne e treguam atë që donim të thonim. Donald Trump na ka kërkuar të gjithëve të kthehemi në shtëpi,” dëgjohet Chansley që u thërret kolegeve protestues.

Nuk është e qartë se përse më pas Chansley vendosi të hynte me tej në ndërtesën e Capitol, teksa Kongresi ishte duke çertifikuar fitoren elektorale të Joe Biden në zgjedhjet e 2020.

Në të tjera pamje të reja nga rrjeti Fox News’ Chansley shihet që ecën qetësisht në korridoret e Capitol pa u konfrontuar me policinë.

“Shaman-i” shihet më pas që shoqërohet nga dy policë të Capitol pasi ishte ulur në karrigen e ish-zv.presidentit Mike Pence.

FOTO GALERI
3/4
Në shtator 2021, Chansley pranoi akuzën e pengimit të kursit të drejtësisë ne lidhje me ngjarjet dhe u dënua me 41 muaj burg.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA