Juventus luan të dielën në mbrëmje ndaj Sampdorias. Bardhezinjtë kërkojnë tre pikët me ngulm edhe për shkak të penalizimit nga gjykata sportive me -15 pikë.
Edhe pse në konferencën për shtyp para ndeshjes me Sampdorian, trajneri Massimiliano Allegri “harron” penalizimin dhe u shpreh se në rast suksesi, atëherë skuadra e tij për herë të parë në kampionat do të kishte më shumë pikë se Interi i vendit të dytë.
“Për ne ajo ndaj Sampdorias është një ndeshje me shumë rëndësi pasi në rast se fitojmë atëherë për herë të parë në këtë kampionat do të kishim më shumë pikë se Interi i vendit të dytë. Ne jemi të vetdijshëm për vështirësinë që na pret nga përballja me Sampdorian. Unë them me bindje se kemi në total 50 pikë, nuk e mendoj penalizimin.
Për ndeshjen me Sampdoria rikthehet në dispozicion Pogba, por nuk e kam vendosur formacionin. Chiesan e pres për ndeshjen e radhës në Europa League, po ashtu edhe Di Maria që është në pushim total. Shpresoj që djemtë të kuptojnë rëndësinë e sfidës pasi Sampdoria është një kundërshtar që vrapon shumë në fushë”, u shpreh Allegri.
Top Channel