Tirana do përballet me Laçin/ Vllaznia pret Partizanin në fundjavë

10/03/2023 12:24

Pas dy humbjeve njëra pas tjetrës në kampionat Tirana do të duhet të përballet me Laçin në këtë fundjavë, një tjetër kundërshtarë shumë i fortë për bardheblutë pavarësisht gjendjes aktuale të kurbinasve.

Humbja e derbit me Partizanin mban një gjendje deri diku të zymtë tek bardheblutë duke i shtuar këtu edhe mungesat që do të kenë në vazhdim për shkak të kartonave dhe dëmtimeve të rënda.

“Ai është një rezultat i së shkuarës dhe ne nuk është se merremi shumë me të shkuarën por duhet të shohim përpara. Gjendja nuk është optimalja apo ajo që do të donim të ishte, kemi mungesa kartonash dhe dëmtimesh. Pjesa tjetër që do të hidhet në fushë apo do të jenë të gatshëm, shpresoj që të bëjnë të mundur që këto mungesa mos të ndjehen.“-  shprehet Orges Shehi, trajner i Tiranes.

Laçi aktualisht ndodhet në zonën e play out me 10 pikë më pak se Tirana e vendit të parë, megjithatë për Shehin këto pozicione nuk janë dfomethënëse në përballjen e drejtpërdrejtë të skuadrave.

Nga java në javë ka rezultate që nuk e përligjin pozicionin në renditje Laçi është një kundërshtarë që edhe ai nuk është aty ku do të donte ose aty ku ka pritshmëritë apo aty ku ka qenë në këto vitet e fundit, po kalon një moment jo të mirë por është një kundërshtar i rrezikshëm dhe i etur për pikë kështu që do të jetë një ndeshje e vështirë nesër.”- shton Laçi.

Një tjetër lajm i keq për Tiranën vjen nga infermieria ku braziliani Patrik ka dëmtuar rëndë krociatin dhe si rrjedhojë e ka mbyllur sezonin, ndërkohë ndeshja mes Tiranës dhe Laçit do të luhet në qytetin e Elbasanit në Elbasan Arena.

Një tjetër ndeshje e rëndësishme ditën e shtunë do të jetë ajo mes Vllaznisë dhe Partizanit. Skuadra tjetër kryeqytetase do të udhëtojë drejt Shkodrës do të shkojë e motivuar pas fitores në Derbi ku jo vetëm rimori kryesimin e klasifikimit por arriti një sukses që teorikisht duhet t’i bëjë një restart sezonit dhe momenteve jo bindëse të ndeshjeve të fundit.

Gjithsesi përball tyre do të jetë një tjetër skuadër pretendente për vendin e parë në këtë sezon të Abissnet Superiroes si Vllaznia që është vetëm 4 pikë larg kreut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA