Shkrimtari Luan Rama në një takim në Korçë ka bashkëbiseduar rreth krijimtarisë së tij duke u ndalur tek romani i fundit “Një mungesë e gjatë”.
Me stilin e veçantë ai sjell në këtë roman një histori të vërtetë të ndodhur në Korçë gjatë Luftës së Parë Botërore ku regjimenti i ushtrisë franceze ishte si aleat duke zbuluar mjeshtërisht fakte rreth marrëdhënies mes Shqipërisë dhe Francës.
Në këtë roman, Rama arrin të japë kontraste te forta mes jetës dhe luftës e kostove të saj, e që në thelb përcjellin mesazhin e humanizmit që sipas tij duhet të jetë në vëmendje edhe për shkak të zhvillimeve aktuale duke u ndalur tek lufta në Ukrainë.
Romani është përkthyer edhe në gjuhën frënge nga Sebastien Gricourt, i cili ka punuar edhe gjatë luftës në Kosovë dhe pohon se çdo luftë le gjurmë të dhimbshme
Shkrimtari Luan Rama, gjatë krijimtarisë së tij, ka arritur të zbuloje gjurmë historike dhe kulturore qe kane ndikuar ne marrëdhënien mes Shqipërisë dhe Francës duke u përqendruar tek qyteti i Korçës.
Top Channel