Karteli meksikan dërgon letër ndjese për amerikanët e vrarë në zonën pranë kufirit (fotot)

10/03/2023 17:12
(Nga majtas djethtas) LaTavia Washington McGee e Eric Williams mbijetuan, kurse Shaeed Woodard e Zindell Brown u vane.

Karteli kriminal që besohet si përgjegjës për pangmarrjen e armatosur dhe më pas vrasjen e dy turistëve amerikanë dhe një gruaje meksikane javës që shkoi në Matamoros, ka publikuar sot një letër ndjese dhe ka dorëzuar pesë anëtarë të saj si përgjegjës, te autoritetet lokale, thonë raportimet e hetuesve të afërt me çështjen.

Burimet thanë për rrjetin CNN se letra dhe oferta besohet se janë autentike.

“Karteli Gulf i kërkon ndjesë komunitetit të Matamoros, të afërmve të zonjës Areli, dhe të qytetarëve amerikanë që humbën jetën,” thuhet në letrën e shkruar me dorë, duke iu referuar gruas meksikane të vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit.

Trupat e dy amerikanëve të vrarë iu dorëzuan dje autoriteteve diplomatike të SHBA, thanë zyrtarët meksikanë, duke shtuar se dy të tjerë kishin mbijetuar nga pengmarrja.

Në një nga fotot e postuara online, pesë burra shihen të shtrirë me fytyrë përtokë me fytyra të mbuluara, teksa zyrtarë të armatosur i ruajnë.

Në letër thuhet më tej: “Karteli Gulf dënon ngjarjet e të premtes që shkoi, prandaj kemi vendosur të dorëzojmë ata që janë përgjegjës të drejtpërdrejtë të akteve, të cilët gjatë gjithë kohës vepruan me vullnetin e tyre, jashtë disiplinës dhe rregullave me te cilat operon grupi”.

CNN shkruan se është e zakonshme që kartelet kriminale të Meksikës veriore të lëshojnë letra ndaj autoriteteve pas incidenteve të rënda.

Ndërkohë trupat e Shaeed Woodard e Zindell Brown, dy amerikanët e vrarë gjatë pengmarrjes, u janë dhënë zyrtarëve diplomatikë ndërsa dy të mbijetuarit po trajtohen në spital në SHBA.

Viktimat ishin pjesë e një grupi prej katër miqsh nga Karolina e Jugut që hynë të premten në  Matamoros pasi një prej tyre, Latavia Washington McGee, do të kryente një procedurë mjekësore. Por udhëtimi i tyre u ndërpre kur sulmuesit qëlluan ndaj furgonit të tyre dhe më pas i morën peng në makinat e tyre, sipas FBI.

FOTO GALERI
1/3
Në një nga fotot e postuara online, pesë burra shihen të shtrirë me fytyrë përtokë me fytyra të mbuluara, teksa zyrtarë të armatosur i ruajnë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA