Më 9 mars të vitit 1562 në Napoli të Italisë puthja në publik u ndalua me ligj edhe u bë e dënueshme me vdekje.

Institucionet ishin të shqetësuara për moralin dhe shëndetin publik. Mirëpo, ky veprim ndikoi shumë pak në përhapjen e murtajës në Evropë.

Ky duket të ishte vetëm fillimi i historisë së ndalimit të puthjeve në publik. Në vitin 1910 Franca ndaloi puthjet në stacione sepse sipas tyre puthjet po vononin mjetet e transportit.

Përgjatë historisë, kontrollimi i marrëdhënieve seksuale ka qenë shpesh pjesë e censurave. Në Britaninë e Madhe në vitin 1439, Mbreti Henry VI ndaloi puthjen në përpjekje për të ndaluar përhapjen e sëmundjeve në mbretërinë e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA