Ish-shefi i shtabit të Forcave të Armatosura Bardhyl Kollçaku, aktualisht deputet i PS ishte në SPAK për dosjen e pronave ushtrisë e vënë në lëvizje nga një tjetër ushtarak me gradë të mëparshme gjeneral.
Edhe denoncuesi dikur lider në forcën Detare Artur Meçollari dhe i denoncuari Kollçaku qëndruan mbi tre orë para prokurorëve të posaçëm duke u ballafaquar nëse u tjetërsua apo jo sipas ligjit baza ushtarake e Sarandës.
Kur dolën të dy ish-gjeneralët i bashkonte ideja e ruajtjes së sekretit, por bënin diferencë nga gjendja e ndryshme emocionale. Ndryshe buzëqeshjes së Meçollarit, gjenerali Kollçaku ia nxori nervat gazetareve.
Dosja për tjetërsimin e pronave të ushtrisë u kallëzua në SPAK gjatë 2021, dhe bën fjalë për dhënien me qera të bazës së Limionit. Për këtë çështje janë denoncuar edhe ish-ministrja e Mbrojtjes.
Top Channel