Dy miq kaluan aventura të paprovuara ndonjëherë pasi shkuan 500 milje më larg destinacionit të planifikuar.

Gjithçka nisi kur Sophie Alice dhe miku i saj Ben Kennedy, i cili tentoi ta befasojë me një udhëtim në Budapest të Hungarisë, aksidentalisht blenë gabimisht biletat për në Bukuresht të Rumanisë.

Dyshja e kuptuan se kishin gabuar ndërsa po prisnin para aeroplanit, pranë shenjës që shkruante “Bukuresht” kryeqyteti i Rumanisë të cilin e kishin ngatërruar me Budapestin, kryeqytetin e Hungarisë.

“Kur mendoni se keni rezervuar fluturimin për në Budapest”, ka shkruar Alice në TikTok, duke bërë që pamjet e saj të bëhen virale.

Pasi ndjekësit panë këtë disa prej tyre thanë se mirë që nuk kanë ngatërruar Austrinë me Australinë.

Top Channel