Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj 20 dhe 21 vjeç pas përplasjes së makinës me kamionin 12/10 22:57
Lëkundje të forta tërmeti me magnitudë 4.4 janë ndjerë në Iltali pasditen e sotme.
Epiqendra e tërmetit u lokalizua në afërsi të Perugias, në bashkinë e Umbertides.
Autoritetet italiane nuk kanë konstatuar për dëme të mëdha, përtej disa shembje të godinave të vjetra. Por të gjithë infrastruktura do të inspektohet, për këtë arsye janë pezulluar linjat e trenave dhe shkollat do të mbeten të mbyllura ditën e nesërme.
Njerëzit në atë rajon dolën në rrugë nga paniku, duke i sjellë kujtimin e tërmeteve të shtatorit të vitit 1997, ku humbën jetën 11 persona dhe pati shkatërrime të mëdha, përfshirë atë kulturore.
Top Channel