Dy operacione anti-drogë janë finalizuar brenda 12 orëve në Shkodër që kanë çuar në pranga shtatë persona.

Në operacionin e parë “Bleran” u arrestuan në flagrancë Pjetër Ashta, 62 vjeç dhe dhe Dodë Ashta, 33 vjeç (babë e bir), banues në fshatin Bardhaj, pasi gjatë kontrollit në banesën e tyre janë gjetur rreth 5.6 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me 2 aparate celulare.

Gjatë operacionit “Sheshi”, u arrestuan në flagrancë: Artilas Vuksani dhe Emiljan Vuksani, të dy 19 vjeç, Robert Pepniku, 26 vjeç dhe Robert Preka 22 vjeç, të katërt banues në Shkodër dhe Rajmond Kola, 22 vjeç, banues në Golem, pasi shërbimet e Policisë, në afërsi të sheshit ”Prek Cali”, kanë ushtruar kontroll në automjetin me të cilin qarkullonin këta shtetas dhe si rezultat kanë gjetur një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, të përgatitur gati për shitje.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas ushtronin aktivitetin kriminal të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza, në qytetin e Shkodrës.

Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të aktiviteteve kriminale të këtyre shtetasve.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA