Çmimet FIFA “The Best”/ Sylvinho e Gjimshiti në një mendje për fituesin, por ndahen për të dytin dhe të tretin
Xavi Simons po zhvillon një edicion mjaft të mirë me PSV teksa deri më tani ka shënuar 11 gola.
Ai është shënuesi i dytë më i mirë i kampionatit. Edhe pse vetëm 19-vjeç ai është kthyer në një titullar fiks në skuadrën nga Eindhoven dhe pritshmëritë për të sa vijnë e rriten. Ish-futbollisti i Real Madrid, Rafael Van der Vaart rezervon fjalët më të mira për holandezin. Ky i fundit u grumbullua dhe nga trajneri i kombëtares së “Tulipanëve” në Kupën e Botës. Van der Vaart beson se Simons mund të bëhet një nga lojtarët më të mirë në botë.
“Kur shikoj potencialin e tij mendoj se ai mund të bëhet më i miri në botë. Më besoni, pas disa vitesh të gjithë do të thonë se jemi me fat që e kemi në kombëtaren e Holandës”, tha ai.
Autori i 11 golave mund të ishte transferuar në Madrid. Mediat franceze kanë zbuluar se lojtari ishte në Spanjë ku kreu testet mjekësore dhe ishte pranë nënshkrimit të marrëveshje. Megjithatë, “Los Blancos” nuk i premtuan aktivizimin në skuadrën e parë duke i propozuar që të transferohej tek ekipi i dytë. Një fakt që nuk i pëlqeu sulmuesit, i cili më pas kaloi në Holandë, ku nënshkroi për PSV deri në vitin 2027.
Lojtari është formuar në akademinë e Barcelonës, ndërsa vetë ai tregon se nuk ka patur një eksperiencë të kënaqshme në Katalonjë. Simons shfrytëzoi mundësinë për të ikur si lojtar i lirë tek PSG, por nuk gjeti dot hapësira dhe te Kampionët e Francës. Tani, në Holandë, ai duket se po bën hapin e madh të karrierës, duke qenë shënuesi më i mirë i ekipit./ SuperSport
Top Channel