“Të gjithë po tallen me ty”, fraza ndaj Mourinhos mund t’i kushtojë shtrenjtë arbitrit

08/03/2023 16:03

Gjykata Sportive e Apelit në Itali, do të marrë në konsideratë këtë të premte sherrin mes arbitrit Serra dhe trajnerit të Romës Jose Mourinho, që i kushtoi këtij të fundit kartonin e kuq në ndeshjen ndaj Cremoneses.

Dënimi i Mourinhos është pezulluar përkohësisht, në pritje të vendimit, megjithatë leximi i buzëve të arbitrit, duket se ka vënë me shpatulla pas murit arbitrin Serra.

Sipas specialistit të leximit të buzëve, Giuliano Calleghari, arbitri i katërt i është drejtuar Mourinhos, duke i thënë: Të gjithë po tallen me ty. Shko në shtëpi! Shko në shtëpi”.

Këto fjalë nxitën edhe reagimi ne ashpër të portugezit, që më pas u ndëshkua me karton të kuq dhe pas ndeshjes deklaroi se nuk është hera e parë që arbitri Serra e ofendon.

Ky i fundit u mbrojt, duke treguar se biseda kishte qenë shumë ndryshe, megjithatë tashmë arbitri pritet të përballet me një dënim shembullor, që do ta nxirrte nga aktiviteti të paktën deri në fund të sezonit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA