Policia në SHBA ka akuzuar Romero Johnson, ish-i dashuri dhe i punësuari i 42 vjeares Erica Atkins, për pengmarrjen dhe vrasjen që ka shokuar komunitetin, teksa pronarja e librarisë u gjet e vdekur në qytezën Cedar Creek, Georgia, SHBA
Nëna e dy fëmijëve Erica Atkins, u gjet nga peshkatarë në lumin e Cedar Creek, pasditen e të hënës, pasi ishte shpallur e zhdukur një ditë më parë.
Trupi i saj u gjet rreth një orë larg dyqanit të saj të librave teksa autoritetet besonin se ishte marrë peng aty dhe ishte vrarë disa km më larg.
Zyrtarët kanë ngritur tashmë akuzat ndaj ish-të dashurit të saj dhe i punësuar i librarisë, Romero Johnson, 38 vjeç, për pengmarrje dhe vrasje.
Johnson, i cili është babai i fëmijës më të vogël të viktimës, shoqërohej me Erica para se ajo kishte vendosur të ndaheshin, sipas raportimeve.
Dëshmitari William Crusoe, i njohur i ish-çiftit, beson se ndarja mund të ishte motivi i vdekjes së gruas.
“E kam njohur atë, ata shoqëroheshin bashkë por ajo vendosi të ndaheshin, dhe kjo mund të ketë luajtur një rol në ngjarje”.
Erica lë pas bijën e saj 21-vjeçare dhe të birin 10-vjecar.
Bija e saj e tronditur Jasmine Atkins tha se nëna ishte “gjithçka për të”.
Ajo tha për rrjetin vendas WSB: “Do të më marrë mali për të, nëna ime ishte gjithçka për mua”.
Kreu i policisë vendase Derrick Austin e quante vrasjen “të pakuptimtë”, teksa thoshte: “Mënyra si kishte flakur trupin ishte tronditëse, e pakuptimtë.”
Komunteti vendas ishin tronditur nga vrasja e të zonjës së dyqanit lokal të librave dhe kanë ngritur një memorial të vogël jashtë librarisë.
Mikesha e të ndjerës Amoah tha se Erica sapo kishte fituar një çmim për biznesin e vogël më të mirë të komunitetit nga dhoma e tregtisë, dhe ishte një shtyllë e komunitetit të vogël.
Ajo shtonte: “Erica punonte shumë, ishte e përkushtuar të ndihmonte komunitetin, bënte donacion libra dhe kohën e saj për të tjerët. Verës që kaloi ajo ishte në kampin veror dhe u lexonte libra fëmijëve që atje.”
Top Channel