
22/02 19:47
Jose Mourinho, trajneri i Romës, foli së fundmi për ndeshjen e kësaj të enjteje kundër Real Sociedad, e vlefshme për ndeshjen e parë të 1/8-ave të Europa League.
Ai theksoi se diferencën në këto kompeticione e bën eksperienca që lojtarët kanë në Europë dhe jo ajo që ka trajneri.
“Përvoja ime nuk ndryshon asgjë. Por përvoja e lojtarëve mendoj, po. E rëndësishme është të dish se janë dy ndeshje për t’u luajtur dhe se në këtë nivel është shumë e vështirë të përcaktosh fituesin me takimin e parë, gjithçka do të përfundojë më vonë. Të kesh këtë lloj kontrolli emocional është e rëndësishme”, deklaroi Mourinho.
Top Channel