“Forex”, prokuroria mbylli hetimet/ Gjykata refuzon vendimin, call centerat mashtruan qindra qytetarë

08/03/2023 20:03

Gjykata refuzoi pushimin e hetimeve për një grup kompanish që dyshohen se mashtruan qindra qytetarë përmes call centerave.

Dosja që ishte referuar nga policia e shtetit pranë prokurorisë së kryeqytetit për akuzën e mashtrimit dhe pastrimit të parave vendosi nën lupë disa operatorë që u dyshuan se përfituan në mënyrë të paligjshme.

Por ndërsa policia i tha prokurorisë se të dyshuarit që operuan në fushën “Forex” drejtoheshin nga izraeliti Mikhael Benimini, i njohur me nofkën “Mishka”, në përfundim prokuroria pranoi se disa prej tyre ishin transformuar duke hequr dorë nga aktiviteti.

Megjithëse policia në të dhënat e saj thekson se në këto call centera po përdorej i njëjti ambient me të njëjtin staf dhe se nuk kishte përputhje me të dhënat e paraqitura në organet tatimore

Prokuroria këmbëngul se i ka kryer të gjitha veprimet midis tyre ka pyetur edhe punonjës që thonë se kanë firmosur shkresa që nuk ua dinin kuptimin. Midis të tjerave ata janë pyetur edhe për shtetasin gjerman Baruch MeirFreshetr për të cilin thuhet se ka qenë administrator dhe i jepte urdhër çdo punonjësi.

Prokuroria pranon se shoqëria “Market” me ortak të vetëm shtetasin gjerman është çregjistruar, por nuk shpjegon se përse më pas në të njëjtën adresë u regjistruan dy shoqëri të tjera me fushë veprimi call centerat.

Sidoqoftë në fashikuj ekspozohet mosgjetja e disa dëshmitarëve të tjerë, midis tyre një shtetas italian. Dy shoqëritë italianë përfaqësohen nga dy italianët Marco Laurenzi dhe Ana Aurelia, por ata nuk janë pyetur.

Ky vendim i Prokurorisë së Tiranës për Gjykatën është i paplotë dhe i pabazuar, mbi këtë motiv aktet janë kthyer pas për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA