Kreu i LZHK Dashamir Shehi dhe presidenti i institutit liberal “Pashko”, Preç Zogaj diskutuan sot në “Top Talk” për vendimin e 3 marsit të Gjykatës së Apelit për Partinë Demokratike, që e riktheu çështjen rigjykim të vulës në gjykatën e Shkallës së Parës.

Situatën brenda partisë më madhe opozitare, Shehi e konsideron groteske.

“Brenda kësaj historie, ka një element grotesku. Nuk kishte pse mbërrinte deri këtu kjo tani. Sepse një pjesë ka shumicën e votave, një pjesë ka shumicën e të drejtave, vulën. Këta të fundit kanë të drejtë të emërojnë komisioner etj etj.

Për mua, duhet të ndaheshin. E gjithë kjo tezë ka një vit që vjen vërdallë jashtë politikë. Politika është çfarë  i ofron qytetarëve, jo kujt i përket drejtimi”.

Ky vendim i vonuar, krijon shumë probleme në PD, u shpreh Zogaj.

“Është vendim shumë i vonuar dhe i dhënë në kufirin e fundit të kohës, gjë që krijon ndërlikime për të gjitha palët që i përfshin. Unë mendoj se është një vendim me frymën e së drejtës, i marrë në unanimitet nga tre gjyqtarë dhe jo nga nga një që u morr në gjykatën e faktit”.

I pyetur na gazetarja Juli Xhokaxhi nëse “krisja brenda së majtës është natyrale apo e sponsorizuar”, Shehi thotë se ka elementë të brendshëm që kanë nxitur përçarje:

“Unë gjykoj që ka brenda elementë. Sigurisht që ka elementë të brendshëm, qoftë nga një krah, qoftë nga një krahë tjetër.

Partisë Demokratike i ka munguar një dialektikë e brendshme, për t’i thënë fjalët si burrat: nga vjen e keqja, pse po ndodh rreth e përqark vetes. 30 vite, nuk mund të prodhonte gjë tjetër Partia Demokratike? Populli opozitar, a ka të drejtë të ketë dhe forma të tjera opozitarizmi. Apo këtu e kanë spektrin e opozitarit. Edhe nëse nuk je nën pushtetin e tyre, të quajnë tradhtar. Sherre betejën dhe në Francë, Itali e kudo, po unë nuk kamë dëgjuar të thonë kështu: vegla e atij, qorri i atij.

Do t’i ftoja kolegët opozitarë t’i kthehen politikës. Ne konfrontohemi për këndvështrime, jo kush drejton. Çfarë është ky lloj debati. Edi Rama e ka grabitur Shqipërinë për 10 vite më parë”.

Por, si ndikon në opozitën shqiptare përtej selisë blu, ky vendim?

Zogaj shprehet se për të mirën e opozitës, demokratët duhet të tejkalonin interesat personalë dhe të bashkoheshin në zgjedhjet e 14 majit.

“Fakt është që ky grupimi Alibeaj, që ka PD-në zyrtare, ka kohë që ndërmerr hapa për bashkim, për afrim. Hapi i parë ka qenë që Lulzim Basha ka dhënë dorëheqjen, duke iu bindur një grupi. Së fundi, kanë shprehur gatishmërinë që të gjenden modele për të dalë me një kandidat.

Nëse prevalon interesi i demokratëve, i opozitës për të fituar zgjedhjet me PS, çdo sakrificë, çdo tërheqje, çdo tolerancë është e nevojshme”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA