Së fundmi këngëtari i njohur italian Fedez lajmëroi ndjekësit e tij se do të shkëputej për disa kohë nga rrjetet sociale.
Por, së fundmi reperi është rikthyer dhe me anë të një postimi në Instagram ka shpjeguar gjithçka. Ndërkaq, ai shprehet me këto fjalë:
“Për t’ia filluar më duhet të kthehem pas në kohë, pasi u diagnostikova me kancer të pankreasit. Ishte një ngjarje shumë traumatike dhe vetëm sot e kuptoj se nuk u kujdesa për shëndetin tim mendor. I besova vetes ilaçeve psikotrope, të cilat i ndryshoja me kalimin e kohës, për të përdorur atë që nuk ishte për mua. Nga janari një antidepresiv shumë i fortë më ndryshoi mua. Për shkak të efekteve anësore më duhej ta ndërprisja papritmas. Ata që kanë pak njohuri me këto ilaçe e dinë që kjo zakonisht nuk ndodh. Tani nuk jam në njëqind përqindëshin tim, por jam më mirë. Tani dua të përqëndrohem në shëndetin tim mendor dhe familjen time. Chiara gjithmonë ka qenë afër meje dhe më vjen keq që ajo duhej të dëgjonte ato gjëra nga të gjithë dhe u gjend në mes të një stuhie nga mediat. Kjo periudhë më bëri të kuptoj se sa dua të përqendrohem te shëndeti im mendor, familja dhe gruaja ime.”
Më pas reperi publikoi në Instagram një foto ku shihet dora e tij me e blogeres Chiara Ferragni, teksa shkruan:
“Kur ju ndodh diçka fort traumatike në jetë (si një sëmundje serioze ose tragjedi e madhe), kujdesuni për shëndetin tuaj mendor dhe emocional dhe mos i lini pas dore emocionet tuaja dhe ato të njerëzve tuaj. Një përqafim, Federico.”
View this post on Instagram
Top Channel