Foto Ilustruese

Një sherr për motive të dobëta mes të miturve, përfundoi me plagosjen e njërit prej tyre në Pogradec.

Ngjarja ndodhi në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në lagjen nr 1 në qytet, në një pikë lojërash për të rinj afër zonës së Agjencisë.

Mësohet se dy të mitur janë konfliktuar dhe njëri prej tyre ka nxjerrë një biçak duke e goditur tjetrin në bark.

I plagosuri u transportua në spitalin e Traumës Tiranë dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Mësohet se dy të miturit janë rreth 15 vjeç, ndërsa autori u arrestua dhe mbi të rëndon vepra penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

 Njoftimi i plotë, Pogradec

Plagosi me mjet prerës (thikë) një bashkëmoshatarin e tij, vihet në pranga 15-vjeçari, autori i dyshuar i ngjarjes.

Mbrëmjen e djeshme, në lagjen nr. 1, Pogradec, në ambientet e një lokali, një shtetas 15-vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, dyshohet se ka plagosur me mjet prerës (thikë) një bashkëmoshatarin e tij, i cili u transportua në spitalin e Traumës Tiranë, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Falë ndërhyrjes të shpejtë, shërbimet e Policisë, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin autorit të dyshuar të plagosjes, ku në përfundim të veprimeve procedurale specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë 15-vjeçarin për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. Në cilësinë e provës materiale u gjet dhe sekuestrua mjeti prerës (thikë). Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA