Punojësi i paqartë pyet Elon Musk në Twitter: A jam pushuar nga puna?

07/03/2023 11:18

Një punonjës i Twitter i ka bërë thirrje Elon Musk në platformë për të pyetur nëse ai ishte shkarkuar nga puna apo jo.

“Drejtori juaj i HR nuk është në gjendje të konfirmojë nëse jam i punësuar apo jo”, shkroi në Twitter Halli Thorleifsson, drejtuar shefit ekzekutiv të firmës.

Zoti Musk u përgjigj duke pyetur: “Çfarë pune keni bërë?”

Thorleifsson i tha BBC-së se nëntë ditë pasi u bllokua nga llogaritë e Twitter, ai nuk e dinte nëse ishte shkarkuar apo jo.

Pas një sërë pyetjesh dhe përgjigjesh me zotin Musk, të cilat lexoheshin si një intervistë e drejtpërdrejtë për punën e tij, Thorleifsson tha se mori një email që konfirmonte se ishte shkarkuar.

Thorleifsson, 45 vjeç, ishte një drejtor i lartë në dizajnimin e produkteve për Twitter. Ai i tha BBC-së se paqartësia rreth punës së tij ishte e çuditshme dhe stresuese.

“Pasi kaluan disa ditë fillova të kontaktoj me njerëzit, duke përfshirë Elon dhe kreun e HR për të pyetur për situatën time. Kreu i HR më ka dërguar dy herë email dhe nuk ka qenë në gjendje të përgjigjet nëse jam apo jo punonjës në Twitter”, tregon ai.

 

“Ndoshta nëse mjaft njerëz shkruajnë në Twitter, ju do të më përgjigjeni këtu”, tha Thorleifsson.

Pas disa pyetjeve vijuese, Thorleifsson dha një listë të gjërave që kishte bërë në kompani. Shkëmbimi i mesazheve përfundoi me Musk duke postuar dy emoji duke qeshur.

 

 

Sipërmarrësi me bazë në Islandë e kishte shitur kompaninë e tij, Ueno, një agjenci kreative dizajni, në Twitter në fillim të vitit 2021 – pasi themeloi firmën në Reykjavik në 2014.

Si pjesë e blerjes ai u bë një punonjës me kohë të plotë në Twitter. Thorleifsson është i shqetësuar se Musk nuk do të respektojë kontratën që nënshkroi me Twitter kur u shiti kompaninë e tij.

Muajin e kaluar, Elon Musk u duk se pushoi 200 punonjës të tjerë të Twitter. Kjo do të thotë se Twitter tani ka pak më shumë se 2,000 punëtorë – nga rreth 7,500 në tetor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA