Conte nuk e fsheh aspak: E drejtë që unë të jem në listën e kandidatëve për stolin e Italisë. Në fund të vitit do takoj presidentin dhe…
Mario Balotelli nuk arrin të marrë frymë lirisht në Zvicër, aty ku aktivizohet me Sionin.
Pas problemeve dhe zënkave me trajnerin, tashmë italiani po kontestohet ashpër edhe nga ana e tifozerisë e cila në ndeshjen e fundit ku Sioni barazoi 1-1 ndaj Luganos shpalosi një banderolë e cila kishte në shënjestër sulmuesin.
“Balotelli ka ardhur në Zvicër me qëllimin që të bëjë çfarë të dojë, është një dhuratë helmuese”, shkruhej në banderolën e tifozëve të Sion në drejtim të SuperMarios. Në fakt, duke parë banderolën por edhe performancën zhgënjyese të 32-vjeçarit, trajneri i Sion Christian Constantin e zëvendësoi në minutën e 46-të duke u ulur në stol për fraksionin e dytë të lojës.
Sion është në vendin e parafundit në kampionat dhe rrezikon të bie një kategori më poshtë, me Balotellin që nuk i ka përmbushur pritshmëritë duke zemëruar kështu tifozët. Balotelli u transferua te Sion në verën e vitit 2022 nga turqit e Adana Demirspor.
Top Channel