Fëmijët e neglizhuar/ Këshilla për prindërit: Kur shihni shenjat e para kërkoni ndihmë

07/03/2023 12:23

Kur fëmija juaj ndryshon papritur sjelljen, komunikimin me prindërit dhe mësuesit, mënyrën e të ushqyerit etj., të gjitha këto duhet të shërbejnë si kambanë alarmi dhe të kërkohet fillimisht ndihma tek shërbimi psiko-social i shkollës, që ofrohet në çdo shkollë 9-vjeçare të vendit.

Psikologja shkollore, Ermilinda Zgjana teksa rreshton shkaqet që mund të krijojnë barriera mes prindërit dhe fëmijës, thotë se janë të paktë prindërit që kalojnë një kohë cilësore me fëmijët e tyre

Ermilinda Zgjana, Psikologe shkollore: Janë shumë të paktë prindërit që kalojnë një kohë cilësore me fëmijët e tyre. Nuk e vlerësojnë ardhjen në shkollë, nuk vlerësojnë shëndetin mendor të fëmijës, nuk e dinë çfarë aftësish, e çfarë hobish ka fëmija. Për shkak të moskomunikimit sy më sy me fëmijën krijohen shumë barriera ndërmjet prindit dhe fëmijës. Prindi nga njëra anë, me perceptimin e tij, ka bindjen se ia plotëson të gjitha, por fëmija nga ana tjetër thotë prindi nuk më dëgjon, prindi nuk më kupton, unë kam frikë të flas me prindin, sepse ai do të më gjykojë, ai do të më dhunojë.

Moshat që kërkojnë më shumë ndihmën tonë janë nxënësin nga klasa e gjashtë, pra 12-13 vjeçarët e deri në klasën e nëntë, 14-15 vjeçarët. Ankohen për problematika somatike, një dhimbje barku, dhimbje kokë, marrje mendsh e pashpjegueshme, dridhje trupi. Përdorimi i duhanit dhe i pijeve energjike, janë shumë problem. Nga bashkëbisedimi me nxënësit ne kuptojmë se të gjitha këto e kanë një shkak që e ka origjinën nga familja. Mund të jenë sherret mes prindërve, një prind neglizhues, apo baba I dhunshëm, I alkolizuar, një nënë që punon për të përmbushur në shtëpi nevojat bazike.

Fokusi i punës sonë është ta forcojmë fëmijën që të jetë I aftë për jetën e tij dhe për t’I zgjidhur problemet me mirëkuptim, në asnjë mënyrë me dhunë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA