Ka vetëm tre ditë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, megjithatë kaq kohë ka mjaftuar që Jori Delli të trazojë ujërat e të ngrejë mjaft aludime në rrjet për afrimitetin e saj me Luizin.

Një opinion në lidhje me këtë afrimitetin mes tyre e ka dhënë edhe mikja e Jorit, Beniada Nishani.

Ish-banorja e BBV1 është pyetur për mendimin e saj për marrëdhënien e Luizit me Jorin dhe ka preferuar të përgjigjet duke marrë shembull një ngjarje të ndodhur në shtëpi, ku këngëtari i ka dhuruar një trëndafil modeles.

Beniada shtoi se Jori nuk ka ndërmend të “ngacmojë” Luizin, apo marrëdhënien e tij me Kiarën.

“Luizi i dha një trëndafil Jorit dhe ajo i tha “ky trëndafili ka erë Kiara”, tani çfarë po bën nuk e di. Nuk mendoj se Jori ka hyrë me atë qëllim, për të “treguar” Luizin. Koha do tregoni se është një vajzë shumë e shkathët dhe me zemër shumë të madhe”- tha Beniada.

Edhe pse Luizi është në lidhje me Kiara Titon, së cilës i ka shprehur që në ditën e parë simpati për të, duket se fjalën “të dua” Jorit e ka pasur më të lehtë. Të paktën kështu ka thënë ai vetë.

Top Channel