Së fundmi këngëtari i njohur Adam Levine, ka bërë disa komente për jetën dhe familjen e tij në rritje.
Muzikanti 43-vjeçar dhe gruaja e tij, Behati Prinsloo, mirëpritën fëmijën e tyre të tretë në fund të janarit dhe kanë dy fëmijë të tjerë, përkatësisht 6 dhe 5-vjeçe.
Në një intervistë për On-Air With Ryan Seacrest, Levine tha se jeta me tre fëmijë është kaotike, por e këndshme. Ndër të tjera ai tha me humor se: “Është e mrekullueshme. Unë e dua kaosin.”
Levine tha gjithashtu se me shtimin e një fëmije tjetër, ai është gati të përqafojë statusin e “babait klasik” dhe të marrë një furgon. Muzikanti dhe gruaja e tij, e cila është një modele me origjinë nga Namibia, janë bashkë që nga viti 2012 dhe u martuan në vitin 2014. Në një intervistë me People në vitin 2019, Levine foli për familjen e tij, duke thënë së është i fiksuar pas tyre.
Së fundmi, një grua ka hedhur akuza ndaj këngëtarit. Ish-instruktorja e joga-s, Alanna Zabel, që ka punuar me artistin nga viti 2007 deri në 2010 shkroi në rrjete sociale se ai i kishte dërguar mesazhe flirtuese. Më tej, instruktorja pretendoi se për shkak të këtij mesazhi u konfliktua me të dashurin e saj të atëhershëm.
Zabel tha se arsyeja pse foli publikisht është se u zhgënjye nga përgjigjja e tij ndaj akuzave për të. Por nuk mbaron me kaq. Artisti u tha se ishte në një lidhje edhe me modelen Sumner Stroh. Modelja pohoi për ‘Page Six’ se ajo dhe Levine kishin një marrëdhënie fizike në 2021. Levine ka hedhur poshtë akuzat se ka pasur një lidhje 1-vjeçare me modelen.
Top Channel