Gianluigi Buffon vijon të mbetet pjesë e botës së futbollit edhe pse në moshën 45-vjeçare.
Gardiani italian aktivizohet me Parmën në Serie B, ndërsa nisur nga numri në pasaportën e tij, e ka thuajse të pamundur t’i shpëtojë pyetjes se kur do të tërhiqet. Së fundmi, Buffon jep një përgjigje të saktë dhe të prerë duke theksuar se do të largohet në momentin kur Parma të rikthehet në elitë.
“Më duhet të them të vërtetën, mendoj se njerëzit më kuptojnë pse unë vazhdoj të luaj futboll. Unë dua t’i jap akoma futbollit edhe pse në moshën 45-vjeçare. Për mua futbolli është e vetmja gjë që i jep kuptim asaj që unë bëj. Dua t’i ndjek deri në fund objektivat e mi, dua të qëndroj pranë njerëzve që më vlerësojnë. Ashtu siç ishte te Juventus për 20 vitet e fundit, ashtu siç ndodhi me PSG për një vit. Tani me këtë pasion vazhdoj edhe te Parma.
Për mua ishte një lumturi që u ribashkuam pas disa viteve ndarje edhe pse në moshën 43-vjeçare. Emocione prodhon energji për këtë sport, do të vazhdoj përsa kohë të kem energji. Tani nuk gjej asnjë motiv për t’u tërhequr. Por, tërheqja nga futbolli mund të vijë në momentin kur Parma të ngjitet në Serie A sepse do të ndjehem që e kam arritur objektivin tim”, u shpreh Buffon.
Top Channel