Një 60-vjeçar ka humbur jetën në fshatin Dumberas të Gramshit si pasojë e një aksidenti.

Duke drejtuar automjetin bujqësor ‘Zetor’, ai ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përmbysur.

Drejtuesi i mjetit 60-vjeçari V. B., ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

 

Top Channel