Një aksident ka ndodhur gjatë mesnatës në rrugën “Zvezdë-Pojan” të Maliqit, ku mjeti tip “Volkswagen” ka dalë nga rruga.

Për pasojë janë dëmtuar pasagjerët shtetasit G. A. dhe vëllai i tij, 30-vjeçari K. A. Ata ndodhen në spitalin e Korçës, në kujdesin e mjekëve.

Mjeti drejtohej nga një 27-vjeçar me inciale G. A.

“Mesnatën e djeshme, në rrugën “Zvezdë-Pojan”, Maliq, shtetasi G. A., rreth 27 vjeç, banues në fshatin Pojan, duke drejtuar automjetin tip “Volksëagen”, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë, automjeti ka dalë nga rruga. Nga ky aksident janë dëmtuar shtetasi G. A. dhe vëllai i tij, shtetasi K. A., 30 vjeç, pasagjer në këtë automjet, të cilët ndodhen në spitalin e Korçës, në kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

Grupi hetimor po kryen veprimet procedurale dhe vijon puna për përcaktimin e shkakut të këtij aksidenti.

Top Channel