Lideri i Iranit bën thirrje për dënim me vdekje teksa helmimet e vajzave të shkollave vijojnë në vend (fotot)

06/03/2023 18:52

Helmimet e pashpjeguara të vajzave të shkollave në Iran janë përhapur tashmë në rreth 50 shkolla dhe kanë prekur më shumë se 400 nxënëse, shkruajnë mediat.

Sot lideri Iranit, Ayatollah Ali Khamenei bëri thirrje për dënim me vdekje të kujtdo që është përgjegjës, duke shtuar se seria e incidenteve është e qëllimshme dhe do të ishte një krim i pafalshëm.

“Helmimi i nxënëseve është i provuar, ata që janë përgjegjës për këtë krim duhet të dënohen me vdekje, nuk do të ketë falje”, tha sot Khamenei sipas rrjetit CBS News.

Komentet e tij vijnë pasi zyrtarët iranianë kanë nisur të pranojnë së fundmi helmimet e mistershme që nisën prej fundit të vitit të shkuar në shkolla e të gjithë vendit.

Sulmet kanë prekur deri tani rreth 50 shkolla dhe 400 nxënëse në 21 provinca të Iranit.

Shumë pak informacion është shpërndarë mbi ngjarjen por Irani nuk ka precedentë të sulmeve ekstremiste kundër arsimit të femrave, siç përmendet si arsye e mundshme nga një pjesë e zyrtareve.

Ministri i brendshëm Ahmad Vahidi ka thënë se zyrtarët kanë mbledhur mostra të dyshimta nga disa prej shkollave, pa dhënë më shumë detaje, por duke akuzuar “armiqtë e vendit se përpiqen të përhapin frikë”.

Prindër të vajzave kanë postuar në mediat sociale  foto e dëshmi nga spitalet ku viktimat flasin për vështirësi në frymëmarrje, dhimbje koke, hipertension, të përziera dhe humbje fuqie.

FOTO GALERI
1/3
Ayatollah Ali Khamenei bëri thirrje për dënim me vdekje të kujtdo që është përgjegjës, duke shtuar se seria e incidenteve është e qëllimshme

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA