19/01 22:17
Christophe Galtier ka marrë një lajm të keq në prag të ndeshjes kundër Bayern Munich në Champions League.
Braziliani Neymar ka mbyllur sezonin dhe kjo konfirmohet nga klubi i PSG-së.
Sulmuesi i krahut do të operohet në Doha dhe pritet të qëndrojë 3 deri në 4 muaj jashtë fushave të blerta. Te PSG tashmë nuk duhet ta llogarisin Neymar deri në verë.
Kohët e fundit për brazilianin ka pasur shumë thashetheme edhe për një largim në fund të sezonit, por kjo nuk do të jetë e lehtë nisur nga paga që përfiton lojtari dhe kërkesa e PSG për kartonin e tij./ SuperSport
Top Channel