25/11 16:26
Bruno Guimaraes, mesfushori brazilian i Newcastle, është objektiv i shumë klubeve të mëdha evropiane.
Paraqitjet e futbollistit në radhët e “Magpies” nuk kanë kaluar pa u vënë re, kështu që në verë pritet të hapet “ankandi” për shërbimet e tij.
Interesi i Realit të Madridit për ish-futbollistin e Lyonit është i njohur, por 25-vjeçarin e pëlqejnë edhe Chelsea e Liverpooli.
Për këtë arsye, “Magpies” do të përpiqeshin në çdo mënyrë ta bindin të rinovojë, duke i ofruar një kontratë të re që shkon paralelisht me performancën e lojtarit dhe ambiciet e klubit.
Top Channel