“Tërmet 7 ballësh” në Anfield, Liverpool turpëron keq Manchester United

05/03/2023 21:13

Liverpool triumfon në një ndeshje turpëruese për Manchester United, ndërsa i shkaktoi “tërmet 7 ballësh” skuadrës së “Djajve të Kuq”.

Tifozët në “Anfield” iu gëzuan pafund fitores spektakolare 7-0, me skuadrën e tyre që shfaqën dominim gjatë gjithë sfidës.

Ndeshja vazhdoi me barazim pa gola deri në minutën e 43’, moment në të cilin Gakpo kaloi mbrojtjen e “Dajve të Kuq” dhe realizoi një perlë të vërtetë dhe i dhuroi avantazhin skuadrës së tij.

Fraksioni i dytë rezultoi shumë i lehtë për “The Reds”, që gjetën goli e dytë në minutën e 47’ me Nunez.

Ndërsa vetëm tre minuta më pas Gakpo realizoi golin e dytë personal dhe të tretin për ekipin e tij.

Minuta e 66’ do të sillte protagonist Salah, me sulmuesin që bëri “poker” për ekipin e Klopp, ndërsa realizoi një super gol.

Megjithatë në minutën e 75’ Nunez e dërgoi topin në rrjetë me një goditje me kokë dhe turpëroi keq skuadrën e “Djajve të Kuq”, duke realizuar golin e pestë.

Salah nuk u ndal me aq, por vijoi sulmin dhe në minutën e 83’ realizoi golin e gjashtë për ekipin e ‘The Reds”.

Në fund e gjitha u vulos nga Firmino që realizoi golin e shtatë për Liperpool në minutën e 8’.

Pas javës së 26-të të Premier League Liverpool ngjitet në vend të pestë me 42 pikë, teksa Manchester United nga ana tjetër qëndron në vend të tretë me 49 pikë./ SuperSport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA