Ngec ndaj Bregalnica Stip, Shkëndija mbetet në vend të tretë

05/03/2023 15:54

Shkëndija është ndalur në barazim pa gola në ndeshjen në transfertë ndaj Bregalnica Stip.

Skuadra shqiptare nuk mundi që të gjente rrugën drejt rrjetës, pavarësisht tentativave të shumta.

Pas mbylljes së raundit të 21-të të elitës së futbollit në Maqedoninë e Veriut, skuadra nga Tetova vijon të qëndrojë në vend të tretë në renditje, pas Strugës kryesuese dhe Shkupit, ndërsa deri në këto momente ka grumbulluar 32 pikë.

Ndërsa skuadra e Bregalnica Stip renditet në vend të gjashtë me 26 pikë të grumbulluara.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA