Bayern Munchen fitoi 1-2 përballë Stuttgart duke u rikthyer në vendin e parë në Bundesligë me 49 pikë, po aq sa Borussia Dortmund.
“Një fitore e rëndësishme për ne, por padyshim që nuk luajtëm ndeshjen tonë më të mirë. Duhet të përmirësohemi”, deklaroi Julian Nagelsmann.
“Ai po përshtatet mirë, nuk kam përshtypjen se po has probleme në këtë aspekt. Preferova Stanisic, sepse është më tepër mbrojtës. Ky është shkaku pse e zgjodha në vend të Cancelos, kaq”.
Në fund një koment për duelin ndaj PSG-së në Champions League. Bavarezët fituan 0-1 në Francë. Të mërkurën zhvillohet takimi i kthimit në Mynih.
Të dy skuadrat kërkojnë me çdo kusht kualifikimin në çerekfinale. “Fitorja në ndeshjen e parë na vendos në një pozicion të mirë, por kjo do të jetë një sfidë ndryshe nga e para.
Më duhet të analizoj sërish duelin e luajtur në Francë. Do të shoh se çfarë po bën PSG dhe më pas do të vendos në lidhje me formacionin”, u shpreh trajneri 37-vjeçar.
Top Channel