Bcrelona rikthehet te fitorja, pasi mposhti jo pa mundim Valencian dhe çoi përkohësisht në 10 pikë diferencën me Realin e Madridit ndjekës.
Në “Cmp Nou”, katalanët e nisën vrullshëm dhe zhbllokuan sfidën në minutën e 15’ me anë të brazilianit Raphinha, i cili shfyrtëzoi një pasim mjeshtëror të Busquets.
Për ta komplikuar edhe më shumë ndeshjen, mendoi Araujo, që bëri një faull si lojtar i fundit në të 59-ën dhe u ndëshkua me karton të kuq, duke lënë të tijtë me 10 futbollistë.
Gjithsesi të besuarit e Xavit ia dolën të rezistojnë edhe me një lojtar më pak, duke u rikthyer te fitorja, që i çon përkohësisht në kuotën e 62 pikëve, 10 më shumë se Reali i Madridit, që luan sonte në transfertën andaluze ndaj Betisit.
Vendasve u mjaftua 16 minuta për të marrë avantazhin, me Raphinha që pas një asisti nga Busquets e dërgoi topin me lehtësi në rrjetë dhe ndezi festën në “Camp Nou”.
Top Channel