Familjarët mes lotëve/ Dërgohen në banesën e fundit viktimat e para të aksidentit hekurudhor në Tempi, mes tyre tre shqiptarët

04/03/2023 11:26

Në heshtje por me pyetjen “Përse?” familjarë dhe të afërm varrosin sot në Greqi viktimat e aksidentit tragjik të ndodhur në Tempi të Greqisë.

Trupat e pa jetë të 57 viktimave tashmë u janë dorëzuar familjarëve, mes tyre edhe shtetasit shqiptarë dhe ata me origjinë shqiptare, Ifigjenia Micka, Pavlin Bozo dhe Joanis Xhollas, ndërsa paraditen e së shtunës priten të përfundojnë edhe analizat e ADN-së për Klaudia Laton dhe Denis Ruçi.

Ndërkohë që janë marrë 56  mostra ADN-je prej familjarëve të viktimave, trupat e të cilëve janë dëmtuar shumë çka e ka bërë të pa mundur identifikimin e deritanishëm të tyre.

Autoritet thonë se po bëjnë të pa mundurën për ta përfunduar identifikimin e viktimave për të dorëzuar trupat e tyre pranë familjarëve sa më shpejt, ndërsa vazhdojnë hetimet lidhur me tragjedinë që shokoi Greqinë dhe jo vetëm.

Shefi i stacionit hekurudhor të Larisës do të dërgohet paraditen  e së shtunës  në gjykatë për masë sigurie me akuza të krimit të rëndë me dashje, ndërsa policia e Larisës nën drejtimin e prokurorisë ka sekuestruar materiale   në zyrën e Samaras të cilat pritet të hedhin dritë mbi atë çka ndodhi minutat para aksidentit dhe të të gjetur arsyen pse ky i fundit futi në të njëjtat binarë dy trenat që pak kilometra me tej u përplasën duke lënë të vdekur 57 persona,56 të zhdukur dhe 48 të plagosur, por dhe zhytur vendin në zi.

Dyshimet e deritanishme janë se Samaras nuk ka qenë në zyrë në momentin që urdhëroi lëvizjen e shinave në drejtimin diagonal. Mungesa e tij në sallën operative që të cilin ishte funksional sistemi i vjetër i monitorimit të lëvizjes, i cili tregonte me llambë ndaluese se në linjën zbritëse ndodheshin dy trena në drejtim të kundërt, çka mund ta shmangte tragjedinë.

Më herët avokatët e njërës prej viktimave thanë se Samaras ndodhej në një lokal aty pranë dhe urdhrin për kalimin e shinave e dha nëpërmjet radios portabële vhf që mbante në dorë, dhe jo nëpërmjet radios VHF që ishte e instaluar në tryezën që ishte instaluar sistemi i monitorimit  me drita të stacionit të Larisës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA