Ndoqën njëri-tjetrin me makina pas sherrit, parandalohet përshkallëzimi i konfliktit mes pesë personave

04/03/2023 08:59
Foto ilustruese

Ndërhyrja në kohë e Policisë së Elbasanit, parandaloi përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti midis pesë personave, ndërsa dy prej tyre ranë në pranga.

Nga hetimet rezultoi se për shkak të një konflikti të mëparshëm midis tyre, në Pogradec kanë ndjekur njëri-tjetrin me dy automjetet që drejtonin dhe në aksin rrugor “Elbasan-Metalurgjik”, i kanë përplasur qëllimisht me njëra-tjetrën, duke shkaktuar për pasojë, vetëm dëme materiale.

Pas ngjarjes, tre të tjerët ia kanë dalë të largohen, pasi janë marrë me automjet nga një person ende i paidentifikuar dhe janë shpallur në kërkim.

Elbasan/Reagim i menjëhershëm dhe konform ligjit, për të parandaluar dhe goditur paligjshmëritë, ne cilëndo formë të shfaqjes së tyre. Ndërhyrja në kohë e Policisë së Elbasanit, parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti midis 5 shtetasve. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, sapo kanë marrë njoftim se në hyrje të Elbasanit, disa shtetas ndiqnin njëri-tjetrin, me 2 automjetet që drejtonin, për shkak të një koflikti të mëparshëm midis tyre, kanë ndërhyrë me qëllim parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të këtij konflikti dhe për nxjerrjen para përgjegjësisë penale të shtetasve të përfshirë në të.

Për këtë rast specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasit E. C., 39 vjeç dhe G. D., 23 vjeç, të dy banues në Pogradec, si dhe shpallën në kërkim shtetasit M. Xh., 27 vjeç, banues në Tiranë dhe S. S., 28 vjeç dhe B. S., 31 vjeç, të dy banues në Pogradec, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës”, “Kanosja” dhe “Vetëgjyqësia”, të kryera në bashkëpunim.

Nga veprimet hetimore rezultoi se këta 5 shtetas, për shkak të një konflikti të mëparshëm midis tyre, në Pogradec, kanë ndjekur njëri-tjetrin me 2 automjetet që drejtonin dhe në aksin rrugor “Elbasan-Metalurgjik”, i kanë përplasur qëllimisht këto automjete, me njëra-tjetrën, duke shkaktuar për pasojë, vetëm dëme materiale. Pas ngjarjes, 3 shtetasit e shpallur në kërkim kanë mundur të largohen, pasi janë marrë me automjet nga një shtetas ende i paidentifikuar. Vijon puna me qëllim identifikimin, kapjen dhe nxjerren përpara përgjegjësisë penale të të gjithë shtetasve të përfshirë në këtë konflikt.

Një ngjarje tjetër ndodhi në Elbasan, ku një 22-vjeçar u shpall në kërkim pasi plagosi me kaçavidë një 25-vjeçar.

“Goditi një 25-vjeçar, me mjet shpues (kaçavidë) dhe e plagosi atë lehtë, për shkak të një konflikti të çastit, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, se në spitalin e Elbasanit, kishte shkuar për të marrë mjekim shtetasi A. M., 25 vjeç, banues në Berat, për të cilin dyshohej se ishte i dëmtuar me mjet shpues, shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan kanë organizuar punën me qëllim zbardhjen e këtij rasti.

Si rezultat i veprimeve hetimore, shërbimet e Policisë kanë identifikuar dhe kanë shpallur në kërkim, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, autorin e dyshuar të këtij rasti, shtetasin K. S., 22 vjeç, banues në Elbasan, i cili dyshohet se pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka goditur me mjet shpues (kaçavidë), 25-vjeçarin. Vijon puna për kapjen e shtetasit K. S., ndërsa shtetasi A. M., pasi mori asistencën mjekësore, u largua në banesë, në gjendje të mirë shëndetësore”, sipas policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA