Lubonja: Vajzës i thashë njihu me burra të ndryshëm, burrave u them lerini gratë të lira

04/03/2023 21:15

Teksa në kronikën e zezë raportohen vrasjet e vajzave dhe grave në vendin tonë, analisti Fatos Lubonja jep një mesazh për shoqërinë, veçanërisht për burrat.

Në studion e “ArtKand” me moderatoren Jetona Koçibelli, Lubonja përcjell mesazhin e fortë se “burrat nuk mund të jenë të lirë, nëse gratë nuk janë të lirë”.

“Mesazhi, është jo thjesht për gratë, por për të gjithë shoqërinë. Për burrat veçanërisht. Edhe burrat nuk mund të jenë të lirë, nëse gratë nuk janë të lira”.

Ndërsa Koçibelli kujtoi një shkrim të analistit drejtuar vajzës së tij, që bëri bujë në rrjet disa kohë më parë:

“Vajzës sime i kam thënë shumë vite më parë që 30 vjeç mendo të martohesh. Jo tani. Tani ke kohën të bësh dashuri, të provosh, të takosh burra të ndryshëm, të cilët mund të të pëlqejnë dhe më pas të martohesh”.

Top Channel