Këngëtarja Era Rusi, në një intervistë për “S’e Luan Topi” me moderatoren Erjona Rusi rrëfen se është e dashuruar, madje ka të plan të kurorëzojë dashurinë e saj.

Këngëtarja thotë se ende nuk ka marrë një propozim nga partneri, por nënkuptoi se e pret një moment të tillë.

“Për momentin nuk më ka ardhur ndonjë propozim. Kur të vijë, do ta mendoj”, u shpreh Era mes batutash.

“Janë disa gjëra që çdo njeri duhet t’i mendojë kur vetë ndihet gati. Unë nuk jam tipi i femrës që të shtyn për të bërë gjëra”, theksoi ajo më tej.

Pyetjen nëse ceremoninë do ta kemi këtë verë, artistja nuk e pohoi, por as e mohoi, duke treguar se së shpejti mund të kemi dasmë.

Ndërsa e pyetur nga moderatorja nëse mendon se ka ardhur momenti për një fëmijë, këngëtarja përgjigjet me humor “ka ardhur dhe ka kaluar”.

“Jam një vajzë që gjithmonë e kam menduar familjen të madhe. Po të ishte në dorën time, të kisha gjetur njeriun e jetës, ndoshta edhe më herët, do të kisha bërë një skuadër futbolli”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA