Në prag të 8 Marsit, ditës ndërkombëtare të gruas, në Durrës u vlerësuan me titullin “Nderi i Punës” 10 gra të suksesshme të qytetit bregdetar.

I kthyer tashmë në një traditë, prej 25 vitesh, aktiviteti promovon gra me kontribute të çmuara në profesionet e tyre dhe nxit mbështetjen e njerëzve në nevojë, veçanërisht fëmijëve. Organizatorja e këtij aktiviteti, shkrimtarja dhe aktivistja Myzejen Konduri u shpreh se roli i gruas në shoqëri është nga më të rëndësishmit dhe çdo grua me kontribute në biznesin dhe profesionin e saj duhet të jetë një model për t’u ndjekur.

Ajo ftoi gratë të jenë mbështetëse për njëra-tjetrën dhe së bashku të bashkëpunojnë për një shoqëri më të mirë dhe të paqtë.

Mes të nderuarave të këtij viti janë mjeke, biznesmene, artiste e pedagoge, gra të realizuara në karrierën e tyre. Një vlerësim i veçantë shkoi për shkrimtaren Helena Kadare, së cilës iu dha titulli “Simbol i gruas”. Ky aktivitet hap siparin e të tjera ngjarjeve që do të zhvillohen në kuadër të ditës ndërkombëtare të gruas.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA