Autoriteti Rrugor Shqiptar ka evidentuar 14 pika kritike me rrezik të lartë për aksidente pas një inspektimi të kryer në aksin nacional brenda qarkut të Gjirokastrës prej kufirit me Mallakastrën e deri në Kakavijë.

Shumica e pikave problematike janë pranë qendrave të banuara në kryqëzime të rrezikshme ndërsa një prej tyre pranë një shkolle.

Janë më shumë se 30 aksidente pranë qendrave në banuara në këtë aks. Shumica e tyre kanë rezultuar me persona të lënduar ndërsa disa raste kanë qenë fatale. Numri i këmbësorëve të përfshirë në aksidente është gjithashtu i lartë. Për këtë ARRSH vëren se ka mungesa në infrastrukturën rrugore që lehtëson kalimin e këmbësorëve të tilla si mbikalime, apo kufizues  të shpejtësisë.

ARRSH ka kërkuar vëmendjen e policisë në të 14 pikat e përcaktuara si të rrezikshme ndërsa edhe pjesë të tjera të aksit nacional kanë dëmtime të sinjalistikës horizontale dhe vertikale, dëmtime të barrierave anësore dhe rrugë dytësore jozyrtare që dalin në mënyrë të rrezikshme në aksin nacional.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA