Tubimet e heshtura në kujtim të viktimave në përplasjen e trenave në Greqi, përfundojnë në konfrontime

03/03/2023 20:23

Tubimet e heshtura në qendër të Athinës dhe Selanikut në kujtim të viktimave të aksidentit tragjik të përplasjes së trenave, kanë degjeneruar në konfrontime të disa grupeve të rinjsh me forcat e policisë.

Në këto momente si në Athinë në sheshin Sintagma edhe në Selanik mbizotëron situatë e tensionuar. Bomba molotof hedhin protestuesit dhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë përgjigjen me gazlotsjellës.

Shumica e qytetarëve dhe studentëve që morën pjesë në tubime janë shpërndarë dhe janë larguar dhe tashmë kanë mbetur vetë grupe të rinjsh që sipas mediave janë anarkistë dhe që po konfrontohen me forcat e policisë.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel