“Në demokraci opozitën e zgjedh populli, jo gjykata”, vendosin pankartë në Gjykatën e Apelit
03/03/2023 11:50
Pankarta janë vendosur në portën e Gjykatës së Apelit, e cila pritet të shpallë sot kryetarin e Partisë Demokratike.
Përkatësia e vulës dhe logos së Partisë Demokratike pritet të zgjidhet këtë të premte nga Gjykata e Apelit.
Pasi seancat gjyqësore janë shtyrë disa herë, sot gjykata mund të dalë me një vendim ku do të mësohet nëse partia më e madhe opozitare do të jetë nën drejtimin e Enkelejd Alibeajt apo Sali Berishës.
Top Channel