Artisti që la Shqipërinë për një jetë më të mirë në Itali, kush ishte biznesmeni shqiptar që humbi jetën tragjikisht gjatë punës Shtyhet për të disatën herë seanca gjyqësore për ekstradimin e shtetases ruse Svetlana Timofeva e cila krkohet nga vendi i saj me akuzën e spiunazhit.
E njëjta akuzë ndaj 33-vjeçares ekziston edhe në shtetin shqiptar pas arrestimit në Gusht të vitit 2022 në Gramsh, në perimetrin e Uzinës së Armëve.
Seanca gjyqësore e radhës u shty me kërkesën e mbrojtjes e cila kërkon që kërkesa e prokurorisë dhe pretendimet e shtetit rus të jenë në gjuhën ruse.
Më herët Zvetlana Timofeva ka kundërshtuar ekstradimin, ndaj dhe shtyrjet e herë pas hershme të seancavegjyqësore shhen si strategji e mbrojtjes.
Përsa i përket gjykimit në themel, në shtetin Shqiptar, Gjykata e Elbasanit më herët zgjati afatin e paraburgimit për Zvetlana Timofevën dhe dy personat e tjerë që e shoqëronin.
Top Channel